Legjislacion në fuqi
Ligji nr. 9136/2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”
Teksti i përditësuar siç e mban Qendra e Botimeve Zyrtare. Për përdorim zyrtar verifikoni versionin në fuqi në QBZ.
Përmbajtja: 26 nene
LIGJ 1 Nr.9136, datë 11.9.2003 PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjin nr. 9164, datë 18.12.2003, 9329, datë 6.12.2004, nr.9933, datë 26.6.2008, nr.
10/2012, datë 9.2.2012, 87/2014, datë 17.7.2014, nr. 143/2015, datë 17.12.2015, ndryshuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 60, datë 16.9.2016, aktin normativ nr. 1, datë 25.1.2017 ) (i përditësuar) Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:
KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti Ky ligj rregullon mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
Neni 2
Përkufizime (Ndryshuar me ligjin nr. 87/2014, datë 17.7.2014) Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të nenit 5, të ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të neneve 9 dhe 13, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. “Kontribute” janë, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe, pagesat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
4. “Numri i sigurimit shoqëror” është “Numri personal”, që ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.
Ligji nr.9136, datë 11.9.2003 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 84/2003.
Ligji nr. 9164, datë 18.12.2003 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 105/2003.
Ligji nr. 9329, datë 6.12.2004 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 103/2004.
Ligji nr.9933, datë 26.6.2008 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 112/2008.
Ligji nr. 10/2012, datë 9.2.2012 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 12/2012.
Ligji nr. 87/2014, datë 17.7.2014 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 126/2014.
Ligji nr. 143/2015, datë 17.12.2015 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 244/2015.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 60, datë 16.9.2016 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 172/2016.
Akti normativ nr. 1, datë 25.1.2017 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 11, datë 27 janar 2017.
8951, datë 10.10.2002, “Për numrin e identitetit të shtetasve”, të ndryshuar.
5. “Organe tatimore” janë, sipas rastit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe drejtoritë rajonale tatimore.
6. “Paga bruto” është paga që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
7. “Person i detyruar për të paguar kontribute” është çdo person që detyrohet të paguajë kontributet e detyrueshme, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
8. “I vetëpunësuar” është një tatimpagues i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në organet tatimore si “person fizik”. I vetëpunësuari mund ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike me këto statuse: “i vetëpunësuar i vetëm”, “i vetëpunësuar me punëmarrës”, “i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes”, “i vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes”. Në kuptim të kësaj pike, termi “i vetëpunësuar” nuk përfshin personin e vetëpunësuar në bujqësi.
9. “Punëdhënës” dhe “persona të punësuar” kanë të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
10. “Shkalla e kontributeve” janë përqindjet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të vendosura me ligjet nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
11. “Punonjës i papaguar i familjes” është anëtari i familjes në moshën e përcaktuar në legjislacionin përkatës në fuqi për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që punon e bashkëjeton ligjërisht me të vetëpunësuarin.
Neni 3
Përgjegjësia për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme Kontributet mblidhen nga organet tatimore për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore.
Neni 4
Transferimi i kontributeve Procedurat për transferimin e kontributeve dhe të kamatëvonesave të mbledhura, sipas përcaktimit në këtë ligj, nga organet tatimore në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 5
Njoftimi Organet tatimore u japin Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutit të Statistikave (INSTAT) të dhënat përkatëse për mbledhjen e kontributeve. Forma dhe përmbajtja e këtyre të dhënave, si dhe kushtet dhe afatet për dhënien e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
KREU II PROCEDURAT
Neni 6
Detyrimet e personave që paguajnë kontributet (Ndryshuar pika 3, me ligjin nr. 143/2015, datë 17.12.2015 dhe aktin normativ nr. 1, datë 25.1.2017)
1. Personi i detyruar për të paguar kontributet është përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve në kohën dhe në masën e duhur.
2. Punëdhënësi është përgjegjës për mbajtjen e kontributeve të punëmarrësit dhe për pagesën në organet tatimore, së bashku me kontributet e punëdhënësit.
3. Personi i vetëpunësuar është përgjegjës për pagesën e kontributit edhe për punonjësit e papaguar të familjes.
Neni 7
Regjistrimi i të punësuarve në organin tatimor (Ndryshuar me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012, shtuar fjalë në fund të paragrafit të parë, me ligjin nr. 143/2015, datë 17.12.2015 dhe aktin normativ nr. 1, datë 25.1.2017) Personat juridikë ose fizikë, brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë për personin fizik edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.
Për personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjec, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, ky deklarim në organin tatimor bëhet të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës, siç përcaktohet në nenin 11, të këtij ligji, por llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore.
Neni 8
Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin (Shtuar fjalë me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012, ndryshuar me ligjin nr. 87/2014, datë 17.7.2014, ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 143/2015, datë 17.12.2015)
1. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera, me karakter të përhershëm, që lindin nga marrëdhëniet e punës, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal të pagës, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, që përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.
2. Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor të punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës, e cila nuk mund të jetë më e vogël nga paga minimale e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Neni 9
2
Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes (Shfuqizuar pika 2 me ligjin nr. 9164, datë 18.12.2003, shtuar fjalë në pikën 1, me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012, ndryshuar me ligjin nr. 87/2014, datë 17.7.2014, me ligjin nr. 143/2015, datë 17.12.2015 dhe aktin normativ nr. 1, datë 25.1.2017)
1. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë Ndryshimi i ligjit nr. 143/2015, datë 17.12.2015 është shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 60, datë16.9.2016.
punëdhënësin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore pёr punonjësin e papaguar të familjes llogariten mbi pagën minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Kur veprimtaria ekonomike e tatimpaguesit fillon, ndërpritet, përfundon apo kalon në regjistrin pasiv gjatë një muaji, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore bëhet në bazë të pagës për ditët e punuara për muajin.
Neni 10
Detyrimi për të deklaruar (Ndryshuar me ligjin nr. 9164, datë 18.12.2003, ndryshuar pikat 2 dhe 3 me ligjin nr. 9329, datë 6.12.2004, ndryshuar me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012, nr. 87/2014, datë 17.7.2014)
1. Personi juridik dhe fizik i detyruar për të paguar kontribute, për çdo periudhë, duhet të deklarojë, në formë elektronike, në organin tatimor të dhënat e detyrimeve për kontributet në total dhe për çdo individ.
2. Personat juridikë dhe fizikë që janë të detyruar të paguajnë kontribute deklarojnë, në formë elektronike, në organin tatimor, të dhënat e detyrimeve për kontributet, sipas deklaratës përkatëse, ku, përveç të tjerave, deklarohet për çdo person emri e mbiemri, numri personal, paga, shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore, si dhe e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.
3. Forma, përmbajtja dhe rregullat e deklarimit, në organet tatimore, të kontributeve dhe ndryshimit të numrit të punonjësve, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Neni 11
(Ndryshuar me ligjin nr. 9164, datë 18.12.2003, nr. 9329, datë 6.12.2004, me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012, ndryshuar pika 1 dhe 3 me ligjin nr. 87/2014, datë 17.7.2014) Deklarimet e parashikuara në nenin 10 dhe pagesa e kontributeve bëhen në afatet e mëposhtme:
a) nga personat juridikë, përjashtuar personat juridikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit pasardhës. Kur pronarët e personave juridikë ushtrojnë funksione drejtuese në shoqëri si administratorë ose çdo funksion tjetër trajtohen si çdo punëmarrës tjetër;
b) nga personat fizikë, përjashtuar personat fizikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit pasardhës. Deklarata në këtë rast do të përfshijë personat e vetëpunësuar, punonjësit e papaguar të familjes si dhe të punësuarit;
c) nga personat juridikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 10 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
Kur pronarët e personave juridikë ushtrojnë funksione drejtuese në shoqëri si administratorë ose çdo funksion tjetër trajtohen si çdo punëmarrës tjetër;
ç) nga personat fizikë të regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 10 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
Deklarata në këtë rast do të përfshijë personat e vetëpunësuar, punonjësit e papaguar të familjes, si dhe të punësuarit.
2. Shfuqizuar.
3. Personi juridik e fizik është i detyruar të deklarojë zyrtarisht, në organin tatimor, çdo punonjës që fillon punë për herë të parë te subjekti apo të punësuar rishtazi pranë tij, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës.
Të larguarit nga puna subjektet duhet t’i deklarojnë zyrtarisht në organin tatimor brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit. Këto deklarata shërbejnë si deklarime edhe për Inspektoratin Shtetëror të Punës, siç përcaktohet në nenin 22, pikat 4 dhe 5, të ligjit nr. 9634, datë 30.10.2006, “Për Inspektoratin e Punës”, të ndryshuar, dhe i vihen në dispozicion këtij të fundit nga ana e administratës tatimore në rrugë elektronike.
Neni 12
Vendi i pagesës
1. Kontributet paguhen në bankat, të cilat kanë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
2. Pagesa në valutë këmbehet në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit ditën kur bëhet pagesa.
3. Procedurat për pagesën e kontributeve përcaktohen në udhëzimin e Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji.
Neni 13
Rimbursimi i kontributeve të paguara mbi vlerën e duhur (Shfuqizuar fjalia e dytë e pikës 2 me ligjin nr. 9164, datë 18.12.2003, ndryshuar pika 1, me ligjin nr.
10/2012, datë 9.2.2012)
1. Nëse si rezultat i një kontrolli, konstatimi apo vlerësimi shuma e kontributeve të paguara e tejkalon shumën e llogaritur të detyrimit për kontributin, organi përkatës rimburson diferencën, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Nëse të gjitha ose pjesë të kontributeve të paguara lidhen me kontributet e punëmarrësit, punëdhënësi është përgjegjës për rimbursimin e punëmarrësve brenda 30 ditëve.
Neni 14
Masat shtrënguese Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, organi përkatës ka të drejtë të marrë masa shtrënguese, në përputhje me ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 15
Mbajtja e regjistrimeve (Ndryshuar me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012) Punëdhënësi duhet të mbajë regjistrime për periudhën e marrëdhënieve të punës dhe shumat e paguara në para ose si përfitime në natyrë, për çdo punëmarrës, sipas përcaktimeve të bëra në Kodin e Punës dhe me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto regjistrime u vihen në dispozicion punonjësve të autorizuar të administratës tatimore sa herë që kërkohet prej tyre.
Tatimpaguesi duhet të vendosë në listëpagesë numrin personal të çdo punonjësi.
Tatimpaguesi i jep çdo punëmarrësi një formular me të dhënat, të ndara sipas muajve, për pagën, kontributet dhe tatimin e paguar gjatë periudhës së punësimit brenda një viti kalendarik.
KREU III KONTROLLI
Neni 16
Kontrolli i organeve tatimore
1. Organet tatimore kanë të drejtë të kontrollojnë punëdhënësin për të verifikuar nëse deklaratat dhe pagesat e kontributeve të detyrueshme janë të plota dhe të sakta.
2. Për ushtrimin e kontrollit organet tatimore kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si ato të kontrollit tatimor, në mbështetje të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 17
Vlerësimi (Shfuqizuar me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012)
Neni 18
Vlerësimi (Ndryshuar me ligjin nr. 10/2012, datë 9.2.2012, nr. 87/2014, datë 17.7.2014) Kur organet tatimore zbulojnë se kontributet nuk janë llogaritur në masën e duhur, bëjnë vlerësime. Për vlerësimet, mbledhjen e detyrimeve për kontributet, kamatëvonesat e gjobat, si dhe radhën e pagesës së tyre, zbatohen rregullat e përcaktuara në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar afatin e parashkrimit të detyrimeve.” KREU IV KAMATËVONESAT DHE GJOBAT
Neni 19
Kamatëvonesat për pagesën e vonuar
1. Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, mbahen kamatëvonesa për pagesë të vonuar.
kamatëvonesat nuk falen nga asnjë autoritet.
2. Masa e kamatëvonesës për pagesë të vonuar është ajo e përcaktuar në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 20
Kundërvajtjet administrative dhe gjobat (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 9329, datë 6.12.2004, ndryshuar me ligjin nr.9933, datë 26.6.2008, me ligjin nr. 143/2015, datë 17.12.2015) Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, që përbëjnë kundërvajtje administrative, dhe gjobat përkatëse përcaktohen në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
KREU V APELIMET
Neni 21
E drejta e apelimit
1. Çdo person, që detyrohet të paguajë kontribute, gëzon të drejtën e apelimit për vlerësimin e kontributit shtesë të kamatëvonesave ose gjobave.
2. Çdo punëmarrës ka të drejtën e apelimit për llogaritjen e vlerës së kontributit, të mbajtur nga punëdhënësi.
Neni 22
Procedura e apelimit
1. Çdo i punësuar mund të apelojë me shkrim pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për llogaritjen e shumës së kontributeve të mbajtura nga punëdhënësi.
2. Punëdhënësi dhe personi i vetëpunësuar mund të apelojnë me shkrim në organet tatimore, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
KREU VI DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE
Neni 23
Dispozita kalimtare
1. Ky ligj zbatohet ndaj personave, të cilët, me vendim të Këshillit të Ministrave, janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në organet tatimore.
2. Këshilli i Ministrave përcakton grupet e personave, të cilët detyrohen të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në organet tatimore, si dhe afatet dhe procedurat përkatëse.
3. Të gjitha kontributet, që lindin para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, mblidhen në përputhje me ligjet nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
4. Personat, të cilët nuk janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në organet tatimore, do t'i paguajnë këto kontribute në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Neni 24
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4, 5, 8, 9 dhe 23 të këtij ligji.
2. Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë udhëzimet përkatëse, në zbatim të neneve 7, 9, 10, 11 dhe 12 të këtij ligji.
Neni 25
Shfuqizime Çdo dispozitë, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.
Neni 26
Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3972, datë 29.9.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu